
Kina ka shprehur mbështetje për Somalinë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, njoftoi Ministria e Jashtme kineze pas një bisede telefonike të zhvilluar të dielën mes ministrit të Jashtëm Wang Yi dhe homologut të tij somalez.
Sipas deklaratës, Wang Yi, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Afrikë, tha se Pekini kundërshton atë që e quajti “bashkëpunim të Somalilandit me autoritetet e Tajvanit për të kërkuar pavarësi”, duke iu referuar rajonit të shkëputur të Somalisë.
Somalia ishte planifikuar të ishte pjesë e turneut tradicional të Vitit të Ri të diplomatit të lartë kinez në Afrikë, së bashku me Etiopinë, Tanzaninë dhe Lesothon. Megjithatë, vizita në vendin e Afrikës Lindore u shty për shkak të një “ndryshimi në agjendë”, sipas ambasadës kineze. /mesazhi



