Kjo Corvette ZR1 shkoi aq shpejt sa “filloi të shkrihej”

Një Chevrolet Corvette ZR1, e modifikuar në mënyrë ekstreme, ka vendosur një rekord të ri në garën Big Bend Open Road Race në Teksas, por suksesi erdhi me një çmim.

Pas përfundimit të garës 190 kilometrash, pjesa e pasme e makinës u shkri pjesërisht për shkak të temperaturave të larta që u krijuan gjatë shpejtësive ekstreme.

Shoferi John Anhalt arriti një shpejtësi mesatare prej 278 km/h, duke thyer rekordin që kishte qëndruar i pathyer që nga viti 2013.

Gjatë garës, Corvette arriti një shpejtësi maksimale prej 343 km/h, pavarësisht krahut të madh të pasëm që ndikonte në aerodinamikë.

Anhalt tha se makina ka rreth 30% më shumë fuqi se versioni standard.

Madje, për shkak të konsumit të lartë të karburantit, ai u detyrua të ngadalësonte në disa pjesë të garës.

Edhe pse Corvette përfundoi me pjesën e pasme të shkrirë, ajo hyri në histori duke vendosur një rekord që vështirë se do të thyhet shpejt.