Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se sa qytetarë kanë votuar deri në ora 11:00.
Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,ka thënë se deri në ora 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.
“Ju njoftojë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues”, deklaroi Daka.
“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka në një konferencë për media.








