Kjo komunë e Kosovës ndanë pensione për familjet e dëshmorëve që ranë në Maqedoni

Megjithëse ishin pjesë e luftës në Maqedoni, Hani i Elezit ka vendosur që disa familjeve të luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare t’ua ndajë një pension mujor.

Arsyeja e kësaj mëditje po bëhet me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk ua u jep kontribut kësaj kategorie. Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i pavaruar i  Hanit të Elezit, Refki Suma.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, ai ka treguar se para disa vitesh ka marrë vendim  që disa familje t’u jap subvencione financiare.

Sipas Sumës, janë familje të kësaj komune që kanë rënë në luftën e Maqedonisë të vitit 2001 ndërsa në të njëjtat kohë i ndihmon atyre me nga 150 euro.

“Ne i kemi pesë ushtarë që kanë rënë në luftën e Maqedonisë në 2001-ën. Dhe qysh në kohën kur familjet e dëshmorëve të Kosovës kanë marrë pagë të rregullt që e kanë marrë prej shtetit 170 euro, ne tu e pa që këto familje kanë mbet jashtë, qysh para 7 vite përafërsisht kemi pas marrë vendim si Kuvend me i dhënë si subvecion nga 150 euro në muaj”, ka thënë Suma, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai thotë se ligji tashmë i njeh këto familje si të dëshmorëve. Suma tregon edhe kur mund të ndërpritet një subvecion i tillë.

“Pra, nga 150 euro mujore, në vendim thuhet deri sa të trajtohet me ligj në mënyrë të barabartë. Tashti janë trajtuar d.m.th ligji i Kosovës i njeh si dëshmorë por momenti kur fillon me i trajtu sikur këta tjerët atëherë ndërpriten ata”, ka përfunduar ai.