Në brezat e artë të Islamit, ata që mereshin me ”kritikë dhe vlerësim të dijetarëve-transmetuesëve” (الجرح والتعديل) ishin edhe të paktë edhe llogariteshin elita e dijetarëve islamë. Ndërkaq sot, me të merret edhe ai që ndoshta e ka vështirë të kuptojë edhe domethënien e emrit Islam.
Pra klasifikimi i dijetarëve, vlerësimi i dijes e dovocionit të tyre, thellësisë së tyre në shkencë është çështja me delikate, me të cilën u ka hije të merren një shtrese të veçantë të dijetarëve të devotshëm. Për këtë art janë shkruar me çindra libra, me gjasë të pashfletuara nga shumë prej nesh sot!
Me këtë çështje delikate nuk lejohet, e as nuk ka asnjë vlerë nëse merret; nxënësi i paditur, predikuesi emocional, aktivisti i rrjeteve sociale, ai që ndjek një shejh-hoxhë verbërisht, ai që gjykon nga dëgjimet, etj.
Imam edh-Dhehebiu thotë:
“Të flasësh për njerëzit e dijes (transmetuesit) nuk është çështje e lehtë; me këtë merret vetëm ai që ka PËRSOSUR DIJEN DHE DEVOTSHMËRINË.”
E natyrisht, ky diskurs eskalon deri në përçarje në mes myslimanëve, e rrënon autoritetin e dijes dhe dijetarëve, dhe normalizon shpifjen në emër të fesë.
Ibn Rexhebi-kolosi hanbelit tha:“Fjala e atyre që kritikojnë pranohet vetëm kur buron nga dija dhe drejtësia, jo nga pasioni dhe fanatizmi.”








