Koha e Ahmedave po vie

Sot, ora 04:00 e mengjesit, ne rruge shoh nje vogelush bukurosh, me nxitim me afrohet, me pershendet dhe me falenderon:
“Axhi faleminderit shume, se u tuta shume prej qenve, tash me ty jam i sigurte”.
I thash: “jo zemer mos u bo merak hiç”.
E pyeta: ku e ki shtepine ? duke menduar se eshte me prinder dhe aq heret mos po udheton per pushime dikund.
“Kam ardhur ne pushim te dajtë”.
E prej kahit je ? me tha: ” Prej Podujeves”.
E pyeta” e ku po shkon?
“Ne xhami, ma ktheu me e fale sabahun” !!!
Sa vjeç je zemer ?
“Njëmbedhjet”, ma ktheu.
Qysh e ki emnin ?
“Ahmed”, tha me ze shume te embel. Kur dolem prej xhamise duke e percjellur deri te shtepia e dajve te tij, ne muhabet e siper me tregoi qe po jetonte ne Dyseldorf te Gjermanise.
Ne ndarje, e perqafova shume dhe e putha duke i thene: Ahmed, ty tash t kam shokun me te mire. Ai ma ktheu: “Edhe une ty axhi Saad”.
Mbeta i stepur, nga gezimi pulsi ndoshta me kishte shkuar te 200 shi, ma beri sot sabahin qe nuk do ta harroj kurre.
Ahmedi me mbushi me optimizem per te ardhmen e tij, familjen se tij dhe te ardhmen e popullit tone.
Disa gjera me mire jane te perjetohen 1 here se sa te degjohen ose lexohen 1000 here.

Falenderime te pafundme o Zot per takimin me Ahmedin dhe per sihariqin qe po vie koha e Ahmedave.

Nga: Saad Gashi