Ballina Artikuj Kokorizet për laicitetin kushtetues veç në raport me veprime që merren për...

Kokorizet për laicitetin kushtetues veç në raport me veprime që merren për muslimanët. Për të tjerët jo.

Besnik Krasniqi

Paramendojeni, në Prishtinë është rrënu një shkollë në qendër, për ta ngritë katedralen. Mandej, janë mbyllë dhjetëra biznese për rreth katedrales për t’ia rritë hapësirën asaj. Dhe, për të mos u mjaftu, në mandatin e shkuar Përparim Rama mbylli një prej rrugëve kryesore për qëllim të katedrales. Nejse, Rama na tha se do me e rritë hapësirën për këmbësorë, por një drejtor të tij e tradhtoi gjuha dhe tha: “kërkund në botë nuk ka katedrale pa shesh”.
Pra, një lëvizje e papërfillshme e orarit të mësimit përgjatë Ramazanit po përbëka shkelje kushtetuese. A rrënimi i një shkolle, mandej mbyllja e bizneseve, e përtej këtyre kthimi në shesh i rrugës “Xhorxh Bush” për llogari të katedrales, nuk përbëjnë shkelje kushtetuese.
Kaq për standardin e laicitetit kushtetues.

Besnik Krasniqi