Kolapson marrëveshja e Intel për blerjen e Tower Semiconductor

Tower ka 7 fabrika prodhimi në Izrael, Itali, SHBA dhe Japoni ku ndërton vaferë çipesh prej 6-inç, 8-inç dhe 12-inç. Edhe pse kompania nuk prodhon çipe mobile të teknologjisë së fundit, klientët e saj jo medoemos kërkojnë teknologjinë më të fundit.

Pasi njoftoi marrëveshjen vitin e kaluar, Intel nuk do të vijojë me mbylljen e blerjes së Tower Semiconductor për 5.4 miliardë dollarë njoftoi kompania.

Intel nuk arriti të marrë aprovimin e autoriteteve rregullatorë specifikisht në Kinë sipas Bloomberg. Tower prodhon disa lloje çipesh për klientë në industri të ndryshme dhe Intel e bleu për të zgjeruar biznesin e saj të fabrika dhe konkurruar me rivalë si TSMC.

Tower ka 7 fabrika prodhimi në Izrael, Itali, SHBA dhe Japoni ku ndërton vaferë çipesh prej 6-inç, 8-inç dhe 12-inç. Edhe pse kompania nuk prodhon çipe mobile të teknologjisë së fundit, klientët e saj jo medoemos kërkojnë teknologjinë më të fundit.

Përkundrazi Tower pordhon çipe për prodhuesit e makinave, pajisjet e prodhimit, industrinë e mjekësisë etj.

Përpara se të njoftonte blerjen e Tower, u raportuar se Intel ishte në bisedime me kompaninë e ndarë nga AMD, GlobalFoundries për të cilën do të paguante 30 miliardë dollarë.

Kujtojmë se në 2021 Intel ndau si biznes më vete prodhimin e çipeve duke investuar 20 miliardë dollarë për ndërtimin e dy fabrikave në Arizona të Shteteve të Bashkuara.