Kolera në Jemen, rritet në 1560 numri i të vdekurve

UNICEF: Yemeni Children Bearing Brunt of Saudi War

Numri i viktimave nga epidemia e kolerës në Jemen që nga muaji prill është rritur në 1560 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thuhet se që nga 27 prilli e deri më tani janë hasur 252 mijë e 816 raste të dyshuara të kolerës në 21 qytete, ndërsa kanë humbur jetën 1560 persona.

Krahina Ibb ku kanë humbur jetën 216 persona për shkak të epidemisë është vendi i dytë me përhapje më të shpejtë të kolerës, pas krahinës Hacce ku kanë humbur jetën 288 persona. Në anën tjetër krahina Sokotra është rajoni i vetëm ku epidemia nuk është përhapur.

Zyra e OBSH-së në Jemen, më parë njoftoi se ka arritur në 1500 numri i personave që humbën jetën në këtë shtet për shkak të epidemisë së kolerës.

Për shkak të konflikteve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy vitesh, rreth tre milionë njerëz që janë shpërngulur brenda vendit çdo ditë përballen me rrezikun për t’u infektuar nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.