Kolonët izraelitë nën mbrojtjen ushtarake bastisin Qytetin e Vjetër të Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kolonët e paligjshëm izraelitë, nën mbrojtjen e forcave izraelite kanë kryer bastisje në zonën e Qytetit të Vjetër të Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Që nga tetori i vitit 2023, shifrat palestineze tregojnë se forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.103 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11 mijë dhe kanë arrestuar rreth 21 mijë.

Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.