Kompania e përshkroi këtë lëvizje si “një hap strategjik që do ti mundësojë Terraform të vijojë operacionet e saj.”
Terraform Labs me seli në Singapor, kompania pas aseteve dixhitale TerraUSD dhe Luna, shpalli falimentin nën Kapitullin 11 pas kolapsit të kriptomonedhës së saj në 2022.
Kompania e përshkroi këtë lëvizje si “një hap strategjik që do ti mundësojë Terraform të vijojë operacionet e saj.”
Sipas dokumenteve dërguar pranë gjykatës së Delaware ditën e sotme, Terraform Labs llogariste asete me vlerë 100 deri në 500 milionë dollarë ndërsa numri i kreditorëve ishte mes 100 deri në 199.
Terraform Labs planifikon të vijojë zgjerimin e biznesin Web3 sipas deklaratës së saj. Kompania së fundi bleu Pulsar Financare, një ofrues data dhe menaxher portofolësh cross-chain, si dhe lançoi Station V3, një portofol kriptomonedhash.
Themeluar në 2018-ën, Terraform Labs humbi 40 miliardë dollarë vlerë tregu dhe kolapsoi industrinë kripto në Maj të 2022.
Shpallja e falimentit vjen pak ditë pasi autoritetet Amerikane vendosën të ndërpresin padinë civile ndaj Terraform Labs dhe bashkëthemeluesit Do Kwon të cilët akuzohen për mashtrim.
Kwon aktualisht është ndaluar në Malin e Zi për përdorimin e dokumentacionit të rremë.








