Kompletohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti nga ora 12:00 dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edicioni 2020-21 i Ligës së Kampionëve ka hyrë në fazat e ‘nxehta’ të garës dhe ka shumë pak hapësirë ​​për gabime në raundet e eliminimit direkt.

Tani kanë mbetur vetëm tetë skuadra ndërsa kërkimi për t’u kurorëzuar mbretërit evropianë vazhdon të jetë objektivi i secilit klubi.

Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Porto, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë ekipet që kërkojnë lavdinë evropiane.

Hedhja e shortit ka bërë që të caktohen ndeshje shumë interesante, ku spikasin ndeshjet Bayern Munich-PSG dhe Real Madridi-Liverpool.

Interesant pritet të jetë edhe në dy ndeshjet tjera: Man City-Dortmund dhe Porto-Chelsea.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në dy ndeshje.

Takimet e para do të luhen në 6 dhe 7 prill, ndërsa të dytat do të luhen një javë më vonë më 13 dhe 14 prill.