Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste, Real – City, Milan – Inter

Janë kompletuar çiftet që kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid – Manchester City është njëra ndeshje, shkruan lajmi.net.

Kampioni në fuqi për të arritur në gjysmëfinale mposhti Chelsea me rezultat të përgjithshëm 4:0.

City në anën tjetër fituan 4:1 ndaj ekipit gjerman, Bayern Munich.

Të dy gjigantët evropianë do përballen edhe këtë vit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Reali kërkon të mbrojë titullin, kurse City të fitojë atë për herë të parë në histori.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo italiane, Milan – Inter.

‘Rossoneri’ arritën të prenë biletën për gjysmëfinale pas 16 viteve, ata mposhtën 2:1 Naplin.

Kurse Interi fitoi 5:3 ndaj Benficas.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 9 maj, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 16 maj.