Komuniteti Rom i Hungarisë lutet për ndihmë kundër COVID

Infeksionet me koronavirus po shkatërrojnë komunitetin 700,000 anëtarësh të Romëve në Hungari, sipas llogarive personale që tregojnë për vdekje të shumta nëpër familje pas një shpërthimi të pakontrolluar të epidemisë duke nxitur kështu mosbesim të thellë ndaj autoriteteve.

Të dhënat zyrtare për infeksionet në komunitet janë të padisponueshme, por intervistat me rreth dhjetëra romë, të cilët shpesh jetojnë në kushte të këqija dhe jo-sanitare, zbulojnë histori tronditëse të vuajtjeve dhe vdekjeve si dhe sfidave të mëdha të mos kujdesit shëndetësor.

“Njerëzit tanë po bien si mizat,” tha Aladar Horvath, një avokat i të drejtave të romëve që udhëton nëpër tërë komunitetin.

Kur u pyet me telefon për të përshkruar situatën e përgjithshme, ai filloi me të qarë dhe tha se kishte mësuar një orë më parë se nipi i tij 35-vjeçar kishte vdekur nga COVID.

Një rome tjetër, Zsanett Bito-Balogh, e krahasoi shpërthimin e epidemisë në qytetin e saj Nagykallo në Hungarinë lindore me një shpërthim bombe.

“Siikur të kishte shpërthyer një bombë,” tha ajo.

“Pothuajse çdo familje e kuptoi … Njerëzit që ju shihnit në biçikletat e tyre një javë me parë ishin në spital ditën tjetër dhe ju porosisni lule për funeralet e tyre të tretën ditë”

Bito-Balogh, e cila vetë u shërua dy herë nga COVID-19, tha se në një moment ajo kishte 12 anëtarë të familjes në spital. Ajo tha se kishte humbur dy xhaxhallarët dhe gjyshen e saj nga virusi në muajin e kaluar, dhe një fqinj i humbi të dy prindërit, një kushëri dhe një xhaxha brenda disa javësh.

Ajo thotë se tani po nxiton të organizojë pikat e regjistrimit personal për vaksinat dhe planifikon të rrisë rrjetin dhe ta vë në funksion brenda disa javësh.

Megjithë sfidat për të bindur shumë romë që t’i drejtohen autoriteteve shëndetësore për kujdes mjekësor dhe vaksinime, udhëheqësit romë po i kërkojnë qeverisë të bëjë më shumë për të ndërhyrë dhe për të trajtuar atë që Horvath e përshkruan si një krizë humanitare.

Shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, tha se vaksinat do të kryheshin tek romët, por që komuniteti duhej të dilte vullnetarisht për vaksinimet e tyre.

“Sapo të arrijmë në atë pikë, romët më të rinj do të vijnë në rend,” tha Gulyas në përgjigje të pyetjeve të Reuters. Komuniteti rom është kryesisht i ri, që do të thotë se vaksinimet e tyre janë planifikuar më vonë sesa për hungarezët e moshuar.

Kryepidemiologu i qeverisë nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Mezi 9% e Romëve dëshirojnë të vaksinohen kundër COVID-19, sipas një sondazhi të kryer në Universitetin e Hungarisë të Pecs në janar. Ajo u krye nga Zsuzsanna Kiss, një biologe Rome dhe profesore në Universitetin e Hungarisë të Pecs.

Kiss tha se romët kanë mosbesim tek mjekët dhe qeveritë për dekada për shkak të diskriminimit të njohur. /Mesazhi.com