Konami po bashkon dy videolojërat e njohura – eFootball (më parë PES) dhe video-lojën me karta Yu-Gi-Oh.
Në këtë kombinim të papritur, nga 27 shtatori deri më 23 tetor, Neymar do të marrë një kartë speciale në stilin e Magjistarit të Errët.
Përveç Neymarit, edhe kombëtarja e Francës do të “jugifikohet”… pse?
Askush nuk e di dhe askush nuk e ka shpjeguar.
Gjatë kësaj periudhe, lojtarët e eFootball do të mund të marrin avatarë, ikona dhe dekoracione për stadiumet në stilin Yu-Gi-Oh.








