Kështu RTX 5090 do të debutonte pas thuajse tre vitesh nga mbërritja e RTX 4090.
Sipas një prezantimi të fundit nga Nvidia, kartat grafike RTX 50 të kompanisë do të vinë në 2025-ën.
Prezantimi i vënë re nga një sajt Gjerman dhe raportuar nga VideoCardz, thotë se arkitektura e re grafike Ada Lovelace-Next do t vijë në gjysmën e parë të 2025-ës.
Kështu RTX 5090 do të debutonte pas thuajse tre vitesh nga mbërritja e RTX 4090.
Është një periudhë kohore me të cilën janë mësuar përdoruesit e Nvidia. Duke pasur në konsideratë debutimin e modeleve të reja në fillim të 2025, mund të presim një variant më buxhetor RTX 5070 nga fundi i të njëjtit vit kalendarik.
Edhe pse është informacion që vjen drejtpërdrejtë nga Nvidia, ajo mund të ndryshojë sipas planeve të kompanisë.
Për krahasim, gjenerata e dytë e kartave grafike të Intel “Battlemage” pritet në mesin e 2024 ndërsa modelet RDNA 4 RX 8000 të AMD nuk do të vinë përpara 2025.







