Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Konfrontime mes policisë dhe të rinjve, uniformat blu hedhin spraj drejt protestuesve

Konfrontime mes policisë dhe të rinjve, uniformat blu hedhin spraj drejt protestuesve

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit janë shënuar konfrontime mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Uniformat blu kanë përdorur spraj në drejtim të të rinjve, me qellim per ti zbrapsur.

Protestuesit vijojnë thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa situata para Kryeministrisë është shoqëruar me përplasje dhe momente tensioni.

Tensionet fillimisht nisën para ministrisë së Arsimit, ku pasi u hodh molotov nga të rinjtë, policia u përgjigj me ujë me presion.

Më pas studentët u zhvendosën në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë kryeministrisë. Edhe këtu pati herë pas herë tensione, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Në një moment pranë protestuesve u rrëzua një dron i policisë, ku u raportua se ky mjet fluturues hidhte gaz në drejtim të të rinjve.

Pas rrëzimit të dronit, policia ndërhyri me shpejtësi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Të rinjtë u spostuan në disa rrugë të Tiranës, por më pas ata u rikthyen sërish para Kryeministrisë. /panorama