Kopshtari vrasës serial pranon vrasjen e 8 burrave

Një banor i Torontos i akuzuar për vrasjen e tetë burrave që u zhdukën midis viteve 2010-2017, ka pranuar fajësinë.

Vrasësi serial Bruce McArthur, 67 vjeç, u arrestua janarin e kaluar dhe u akuzua për vdekjen e dy burrave, dhe policia më pas e akuzoi atë për gjashtë raste të tjera.

Shumica e viktimave të tij kishin lidhje me lagjen “Gay Village” të Torontos.

Shumë prej mbetjeve të viktimave u gjetën në vazo luleshnë një pronë në lagjen “Leaside” të Torontos.

Secila nga akuzat për vrasje të shkallës së parë ka një dënim me burgim të përjetshëm, që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të kërkojë lirimin deri në moshën 91 vjeçare.

Seanca e dënimit do të fillojë më 4 shkurt, në të cilën miqtë dhe të afërmit do të japin deklarata se si vrasjet kanë ndikuar në jetën e tyre.

Gjykatësi gjithashtu do të duhet të vendosë nëse do ta dënojë atë me dënime të njëpasnjëshme të jetës, ose nëse ai mund të shërbejë tetë dënime me burg njëkohësisht.