Koreja e Veriut kreu provë të re të raketës balistike

Ushtria e Koresë së Veriut sot në mëngjes ka kryer edhe një provë te re të lançimit të raketës balistike, gjë të cilën Koreja e Jugut dhe Japonia ashpër e dënuan, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Koresë së Jugut njoftoi se forcat koreanoveriore sot në mëngjes në ora 5:39 sipas kohës lokale nga rajoni Wonsan lançuan një raketë balistike me rreze të shkurtra veprimi, me siguri të llojit Scud, që fluturoi 450 kilometra dhe u rrëzua në ujërat e Japonisë fqinjë.

“Ushtria e Koresë së Jugut me kujdes vëzhgon situatën dhe është e gatshme të përgjigjet ndaj çfarëdo provokimi të Veriut”, theksohet në njoftimin e Shtatmadhorisë.