Ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të jepet rekomandimi i Komisionit Evropian (KE) për çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha në një konferencë për media ka folur për vizitat që i ka bërë në javën e fundit në disa vende të Bashkimit Evropian (BE), për të lobuar për liberalizimin e vizave.
“Rekomandimi, që do të jetë në ditët e fundit të qershorit ose në javën e parë të korrikut, presim që të dalë pozitiv. Kjo presim që të ndodhë para pushimeve të verës”, ka shtuar Hoxha.
Sipas saj, synimi ynë ishte që të ketë një proces vendimmarrës pa vonesa.
“Qëllimi është të bëjmë sa më shumë, sepse fazat tjera sipas saj, janë në duart e Bashkimit Evropian (BE)”, tha Hoxha.








