Kosova-Malta, rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Maltës me rezultat 1-1

Golin e parë e shënoi Kosova përmes sulmuesit Milot Rashica në minutën e 19’.

Përveç golit të realizuar, futbollistët e Kosovës patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.

Malta u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë kur Shaun Dimech realizoi nga afërsia mes dyshimeve për pozitë jashtë loje.