Kosova me shumë ndryshime luan sonte një tjetër miqësore

Kosova do të zbresë sonte në fushë kundër Maltës për të zhvilluar miqësoren e dytë për muajin qershor.

‘Dardanët’ luajnë këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.

Për sfidën që Kosova do ta zhvillojë nga ora 18:00, Bernard Challandes ka deklaruar se do t’i testojë futbollistët e rinj, mund të ketë edhe nga ata që debutojnë për ‘Dardanët’.

Kosova është përballur në të kaluarën me këtë skuadër, dy herë në Ligën e Kombeve, ku në sfidën e fundit në udhëtim triumfoi 5-0.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në ‘Worthersee Stadion’ të Klagenfurt në Austri.