Kosova në pritje të Hetemajt

Kosova është në pritje të një vendimi nga Përparim Hetemaj.

Një tjetër futbollist të cilin është duke e pritur Kosova tash e sa kohë është edhe Përparim Hetemaj.

Futbollisti drenicas nuk pranoi të luante për Finlandën ndaj Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e Rusisë.

Tash, futbollisti e ka marrë vendimin dhe do ta publikojë shumë shpejt. Kosova ende shpreson.

“Kam biseduar edhe me Përparimin. Ai do ta lëshojë një komunikatë shumë shpejt, përmes së cilës do ta tregojë vendimin e tij përfundimtar. Nuk mund të them nëse do të luajë apo jo për Kosovën”, ka vazhduar Bunjaki.

Kosova barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”.