Kosova një thesar i talentëve të futbollit

Nga data 20.01.2020 për një periudhë dy javore për testime në klubin e madh HNK Hajduk Split në Kroaci, po qëndrojnë dy talentët e futbollit Kosovar.

Ardit Tahiri viti 2002, 186 cm, – Pozita: Sulmues i majtë, sulmues qendër edhe i djathtë – Talenti i cili vjen nga KF 2 Korriku, i cili ka qenë pjesë e shumë grumbullimeve me  Përfaqsuesen e Kosovës si  U15/ U17 e tashmë edhe i ftuar në grumbullimet me U19, gjithashtu vlen të ceket se lojtari i së ardhmes ka marr pjesë në Turne të shumtë jashtë Kosovës, ku si 16 vjeqar në turneun e organizuar në Gjermani në qytetin  e Sabrukenit pas një paraqitje fenomenale, nga oranizatorët e turneut në fjalë shpallet :

– Lojtari më i mirë i Turneut për vitin 2019, Sabruken, Gjermani,

– Sulmuesi më i mirë në turneun ndërkombëtar në Shqipëri viti 2016,

-2016-2017  53 Gola  / 20 lojë,  

Erlir Bahtiri, viti 2003, 187 cm, pozitat: sulmues i krahut të majt, sulmues qendrorë.

– Talenti  i rradhës që tenton të prekë majat e futbollit europain!

Karrieren  prej futbollisti e filloi duke kaluar në gjeneratat më të reja të KF AUSTRALIA,

Së fundi në kuadër të LRFM -2019 ai u shpërblye me çmimin :

– Top Golashënuesi i Vitit 2019 për Grupmoshën U17.

– Po ashtu Erliri ka qenë i ftuar në grumbullimet e Përfaqsueses së Kosovës me U15 dhe U17.

Fatmirësisht të dy futbollistat kan pas fatin  të jenë pjesë e Turneut të dytë më të madhë në botë, në Danimarkë  “DANA CUP” 2019.

Së bashku, me Arditin dhe Erlirin  për në Kroaci ka udhëtuar në cilësinë e trajnerit  edhe trajneri i gjeneratës U17,  Master i edukimit fizik dhe sportit  z.Arlind Rashica i cili po ndjek nga afër të gjitha stërvitjet  nga gjenerata U8 deri  U19 ku aplikohen metodat më të avnasuara në futbollin modern. Nga kjo Akademi me renome botërore kanë dalë shumë futbollistë të rangut botërorë  “Akademinë e Futbollit HNK HAJDUK SPLIT”. Me shpresë që këtë përvoj të fituar ta bartë në shkollat sportive dhe klubet tona.

E gjithë kjo u mundesua falë angazhimit maksimal të Menaxherëve të futbollit  nga Kosova, z.Albin Sahatqija dhe z.Arsim Rashica të cilët në vazhdimësi  kanë qenë dhe janë urë lidhëse për të gjithë futbollistët e talentuar nga klubet  tona që të testohen në provat më profesionale të klubit të madh –  HNK Hajduk Split.

Falë menaxherëve të sipërcekur, muajve në vazhdim të vitit 2020, është një numër i madh i futbollistëve të talentuar të Kosovës, kryesishtë të gjeneratave të reja që do të kenë mundësinë të  kalojnë nëpër faza testuese nëpër klubet më të mëdha Kroate e shumë vende tjera të Futbollit Europian.