Kosova publikon listën për ndeshjet e kualifikimeve në Evropian

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 në konkurrencën e femrave, Kushtrim Munishi, ka publikuar emëroren e futbollisteve, të cilat do t’i ketë në dispozicion për kualifikimet e Evropianit “Skocia 2019”, që do të mbahen në Irlandën e Veriut, nga 2 deri më 8 tetor.

Kosova bën pjesë në grupin 9 të kualifikimeve, ku krahas Irlandës Veriore janë edhe Gjermania dhe Estonia.Ekspedita e Kombëtares U19 do të udhëtojë drejt Belfastit të shtunën, më 29 shtator, derisa ndeshjet do t’i luajë në këtë orar: kundër Gjermanisë më 2 tetor, kundër Irlandës së Veriut më 5 tetor dhe kundër Estonisë më 8 tetor.