Kosovarët e shpëtojnë nga humbja Baselin, Zhegrova asist, Ademi gol

Baseli ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e Superligës së Zvicrës kundër Xamax.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kemal Ademi në minutën e 74-të të ndeshjes.

Ai realizoi pas një asisti të bukur nga Edon Zhegrova.

Në këtë ndeshje janë aktivizuar gjashtë futbollist shqiptar, ku përveç Zhegrovës dhe Ademit kanë luajtur edhe Xhaka, Ramizi, Seferi dhe Xhemajli.