“Kosovë ne të dalim Zot”, mesazhi për 16-vjetorin e Pavarësisë

Është publikuar logoja zyrtare shtetërore për nder të përvjetorit të 16-të, të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosovë ne të dalim Zot”, është motoja për këtë vit.

Kosova me datë 17 shkurt, feston ditën e Pavarësisë.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.