Kosovë-Spanjë, nis ndeshja në “Fadil Vokrri”

Ka filluar ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Spanjë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” vijnë të motivuar në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë, raporton KosovaPress.

Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin B të fazës së kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Spanja është liderë e këtij grupi me 10 pikë, kurse Kosova pozicionohet në vendin e tretë me katër pikë pas katër ndeshjeve.