Kosovës-Gjeorgji, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:00 Kombëtarja e Gjeorgjisë dhe ajo e Kosovës do të zbarkojnë në stadiumin “Batumi” për të zhvilluar ndeshjen e parë të kualifikimeve në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” gjenden në Grupin B së bashku me Gjeorgjinë dhe kombëtaret e tjera si ajo e Spanjës, Suedisë dhe Greqisë.

Tanimë, të dy trajnerët e kombëtareve kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

Gjeorgjia (4-2-3-1): Loria; Chabradze, Kashia, Khocholava, Azarov; Abujania, Kankava; Tsitaishvili, Kiteishvili, Qazaishvili; Kvilitaia

Kosova (4-3-3): Muric; Hadergjonaj, Fidan Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Valon Berisha, Ibrahim Dresevic, Besar Halimi; Elbasan Rashani, Vedat Muriqi, Lirim Kastrati

Grupi B

18:00 Gjeorgjia – Kosova (Stadiumi Batumi)