Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme e cila ka marrë vendim që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.
Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se ata do të veprojnë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse. Për modalitetet tjera do të vendoset nga KQZ-ja”, ka thënë ai për lajmi.net.
Nëpërmjet një komunikate për media, Supremja ka bërë të ditur se ankesat e LDK-së dhe AAK-së janë refuzuar.
“Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.
Në garë për Istogun do të jenë Gani Dreshaj nga AAK-së dhe Haki Rugova nga LDK







