Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, ka refuzuar certifikimin e atyre të Listës Serbe.
Në mbledhjen e KQZ-së u tha se nga të dhënat e verifikuara të pranuara nga institucionet rezulton që asnjë kandidat nga PDK e LDK nuk bie ndesh me dispozitat e përcaktuara.
Kundër kandidatëve të Listës Serbe votuan dy anëtarë të KQZ-së, 6 abstenuan dhe tre ishin për.
Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, AAK, LDK edhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.







