Krahas kundërshtimit të UEFA-s, disa klube evropiane formuan Super Ligën

Disa klube evropiane të futbollit kanë arritur marrëveshje për themelimin e një kompeticioni të ri, Super Liga, përskaj kundërshtimit të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përbashkët thuhet se me ligën do të menaxhojnë klubet themeluese mes të cilave janë: AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Në njoftim theksohet se klubet presin të zhvillojnë diskutime me UEFA-n dhe FIFA-n, organi drejtues ndërkombëtar i futbollit, megjithëse UEFA më herët tha se do të marrin masa për të “ndaluar këtë projekt cinik”, duke pretenduar se ai do t’i shërbente interesave të vetëm disa klubeve.

Sipas njoftimit, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të jetë kryetari i parë i Super Ligës.

“Do ta ndihmojmë futbollin në çdo nivel dhe do ta çojmë atë në vendin e tij të duhur në botë. Futbolli është i vetmi sport global në botë me më shumë se 4 miliardë tifozë dhe përgjegjësia jonë si klube të mëdha është t’u përgjigjemi dëshirave të tyre”, tha ai.

Formati i kompeticionit përfshin 20 klube pjesëmarrëse, prej të cilave 15 themeluese ndërsa 5 ekipet tjera doemos do të duhet të kualifikohen në nivel vjetor në bazë të kontributit të tyre në sezonin e hershëm futbollistik.

Ndërkohë, kryesuesi i Juventusit, Andrea Agnelli njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga Komiteti ekzekutiv i UEFA-s dhe si kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), sipas raporteve të botuara nga mediat italiane.

Kryeministri britanik, Boris Johnson në Twitter tha se thyerja do të ishte “shumë e dëmshme për futbollin” dhe u bëri thirrje klubeve të përfshira t’u përgjigjen tifozëve të tyre dhe komunitetit të gjerë të futbollit përpara se të ndërmarrin hapa të mëtejshëm.