Krasniqi e pafat, humb luftën për të bronztën

Xhudistja kosovare e ka mbyllur Grand Slamin në Baku pa medalje.

Distria Krasniqi u mposht në çerekfinale nga Reka Pupp ndërsa më pas vazhdoi luftën për medaljen e bronztë, shkruan lajmi.net.

Krasniqi në raundin e parë të repesazhit mposhti belgen Amber Ryheul, ndërsa në raundit e dytë u mposht nga rusja Anastasia Polikarpova.

Ishte hera e parë kjo që xhudistja kosovare garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria fitoi medaljen e artë në Tokyo në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa tani ka vendosur të ndërroj kategorinë.

Përkundër humbjes, Krasniqi pati paraqitje të mira në këtë Grand Slam, megjithatë nuk arriti të marrë medalje.