Ballina Lajmet Kosovë Krasniqi sillet ne shtëpinë e tij në ditën e fundit të vizitës

Krasniqi sillet ne shtëpinë e tij në ditën e fundit të vizitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është sjellë në shtëpinë e tij në Prishtinë nga policia e EULEX-it në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë.

Ai është lejuar të vijë në Kosovë nga Haga për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të gruas së tij.

Vizita katërditore ka nxitur reagime emocionale dhe mesazhe solidariteti me familjen Krasniqi.

Pas përfundimit të qëndrimit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit pritet të rikthehet sot në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte.