Kreu i KMSH uron festën e Fitër Bajramit

Bujar Spahiu

Kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

“Ju uroj përzemërsisht, agjëruesve në veçanti dhe mbarë shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Fitër Bajramin”, deklaroi kreu i KMSH-së.

Spahiu në urimin e tij shprehet se “Bajrami është festë e përmbylljes me sukses, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore”.

“Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit”, shprehet kreu i KMSH-së.

Spahiu tha se lut Zotin për “paqe anë e kënd botës, konfliktet e hapura të mbyllen sa më parë dhe popujt të jetojnë në paqe e mos të vuajnë pasojat e luftërave”.

Besimtarët myslimanë festojnë të hënën Fitër Bajramin, duke shënuar përfundimin e muajit të Ramazanit.

Emri i festës vjen pasi myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfrit. /euronews