Kreu i OKB: Kolonitë izraelite në territoret palestineze duhet të marrin fund

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje sot për fundin e kolonive izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Qeveria e re izraelite është përballur me kritika javët e fundit për vendimin e dhënies së lejeve prapa-vepruese për shumë koloni të reja banimi në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Kjo ka sjellë përplasje të rënda dhe vdekje, teksa të paktën 50 palestinezë kanë humbur jetën vetëm këtë vit. /tch