Një operacion policor i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës.
Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale si: krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.
Autoritetet bëjnë me dije se për detaje të tjera që mund të bëhen publike, ndërsa Telegrafi do t’iu mbajë të informuar.







