Krimi kibernetik u rrit vitin e kaluar në Shqipëri

Falsifikimi kompjuterik ka pasur një  tendencë  rritjeje prej 17.28 % vitin e shkuar. Kjo vepër penale përfshin krijimin ose modifikimin e informacionit digjital për të mashtruar të tjerët.

Krimi kibernetik në Shqipëri pësoi një rritje prej 22.35% në vitin 2023, thuhet në  raportin vjetor të  Prokurorisë  së  Përgjithshme. Ndaj 225 personave janë ndë rmarrë  procedime penale në  vitin 2022, ndërsa numri i procedimeve të  regjistruara për vitin e shkuar ishte 312.

Nga të dhënat rezulton se 68% e krimeve ndodhin në Tiranë, ndjekur nga Durrë si dhe Elbasani me vetëm 7%. Krimet kibernetike më të raportuara janë mashtrimi ose falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike. Numri i procedimeve të regjistruara pë r mashtrim kompjuterik është  rritur me 25 % në  vitin 2023. Mashtrimi kompjuterik i referohet futjes, ndryshimit dhe fshirjes së  të  dhënave kompjuterike apo ndërhyrjes në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim sigurimin e një  përfitimi ekonomik të padrejtë apo pakësimin e pasurisë së  dikujt. Shembuj të mashtrimit kompjuterik janë vjedhja e identitetit, mashtrimet phishing, hakerimi dhe sulmet malë are.

Falsifikimi kompjuterik ka pasur një  tendencë  rritjeje prej 17.28 % vitin e shkuar. Kjo vepër penale përfshin krijimin ose modifikimin e informacionit digjital për të mashtruar të tjerët. Kjo mund të përfshijë krijimin e dokumenteve të rreme, ndryshimin e fotografive ose manipulimin e të dhënave me qëllim keqinterpretimin e informacionit.

Ndërkohë  numri i procedimeve të regjistruara në  prokurori pë r ndë rhyrje në  të  dhë nat kompjuterike ë shtë  rritur me 30.16%. Ndërhyrja në  të  dhënat kompjuterike lidhet me ndryshimin, fshirjen ose shkatërrimin e paautorizuar të të dhënave elektronike. Kjo mund të përfshijë modifikimin e skedarëve të të dhënave, fshirjen e informacionit të rëndësishëm ose futjen e softuerit me qëllim të keq që prish funksionimin normal të sistemeve kompjuterike.