Kroacia kalon Nigerinë, udhëheq e vetme grupin D

Një gol për çdo pjesë loje i kanë mjaftuar Kroacisë për të dal me pikë të plota nga takimi përballë Nigerinë. Golat për ballkanasit u regjistruan prej autogolit të Etebo dhe penalltisë së shndërruar në gol nga Luca Modric.

Pas kësaj fitoreje, Kroacia ngjitet në vendin e parë të Grupit D, duke lënë pas Islandën dhe Argjentinën me nga një pikë, ndërkohë që mbyll klasifikimin Nigeria në kuotën e 0 pikëve.

Në takimet e ardhshme, Kroacia do të ndeshet me Argjentinën, ndërsa Nigeria do të mas forcat me Islandën./oranews