Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomatët e Pakistanit dhe Egjiptit diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

Kryediplomatët e Pakistanit dhe Egjiptit diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar dhe homologu i tij egjiptian, Badr Abdelatty, diskutuan sot për zhvillimet e fundit rajonale gjatë një bisede telefonike, duke theksuar se dialogu dhe diplomacia mbeten “e vetmja rrugë përpara” për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, transmeton Anadolu.

Të dy ministrat riafirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur përpjekjet për avancimin e dialogut dhe uljen e tensioneve si dhe ranë dakord të mbajnë kontakte të ngushta për çështjet me interes të përbashkët, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Pakistanit.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Iranit dhe SHBA-së. Lufta filloi më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, përpara se në prill të arrihej një armëpushim.

Përplasjet mes Washingtonit dhe Teheranit rifilluan më vonë ndërsa negociatat ngecën, pavarësisht se të dyja palët nënshkruan marrëveshje kornizë në qershor.