Ministri i Punëve të Jashtme i Kubës, Bruno Rodriguez, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj kundër presionit të SHBA-së, duke e akuzuar Washingtonin se ka përdorur “forcën dhe agresionin” për më shumë se gjashtë dekada, transmeton Anadolu.
Rodriguez në platformën sociale të kompanisë amerikane X tha se SHBA-ja ka “përdorur forcën dhe agresionin kundër Kubës tashmë për 67 vjet”, duke shtuar se SHBA-ja kërkon të “impononin vullnetin e tyre mbi të drejtat e shteteve sovrane”.
Ai e përshkroi fuqinë e SHBA-së si të rrënjosur në “fuqinë e saj të madhe ushtarake dhe dimensionet e ekonomisë së saj”, së bashku me atë që ai e quajti “një përvojë të gjerë në agresione dhe krime”.
“Në të kundërtën, nga ana jonë ka arsye, Ligji Ndërkombëtar dhe fryma patriotike e një populli të tërë”, shtoi ai.
Ai theksoi se kubanezët nuk do ta dorëzojnë sovranitetin e tyre, duke shtuar: “Ne kubanezët nuk jemi të gatshëm ta shesim vendin tonë ose t’i nënshtrohemi kërcënimeve dhe shantazhit”.
Ai shtoi se Havana nuk do të heq dorë nga “prerogativa e saj e patjetërsueshme”, me të cilën ata po ndërtojnë “fatin e tyre, në paqe me pjesën tjetër të botës”.
“Ne do ta mbrojmë Kubën. Ata që na njohin janë të vetëdijshëm se ky është një angazhim i vendosur, kategorik dhe i demonstruar”, theksoi Rodriguez.
Më 5 janar, Rodriguez i bëri thirrje Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve që të mbrojnë së bashku pavarësinë dhe sovranitetin e rajonit kundër kërcënimit të shkaktuar nga ndërhyrja e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përmendi Kubën midis objektivave të mundshëm të administratës së tij, duke theksuar më 7 janar se kombi i Karaibeve është :gati të bjerë”.






