Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati irakian mbërrin në Siri për vizitën e parë zyrtare që nga...

Kryediplomati irakian mbërrin në Siri për vizitën e parë zyrtare që nga rrëzimi i Asadit

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein mbërriti sot në Siri, për vizitën e parë zyrtare në Damask që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, transmeton Anadolu.

Vizita e Huseinit vjen pas “një ftese të bërë nga ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani”, tha Ministria e Jashtme irakiane në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve INA.

Ministria tha se Husseini është planifikuar të zhvillojë një seri takimesh me zyrtarë të lartë sirianë për të diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis Irakut dhe Sirisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët në fusha të ndryshme politike, të sigurisë, ekonomike dhe tregtare.

Bisedimet do të trajtojnë gjithashtu “zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, mënyrat për të përmirësuar koordinimin dhe konsultimin midis dy vendeve në lidhje me sfidat e përbashkëta” dhe përpjekjet që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, shtoi ministria.