Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Katarin në kuadër të përpjekjeve diplomatike...

Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Katarin në kuadër të përpjekjeve diplomatike rajonale

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, do të zhvillojë një vizitë në Katar, njoftoi Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.

Ministria konfirmoi vizitën e Fidanit në një deklaratë të shkurtër me shkrim, por nuk dha informacione shtesë.

Të martën, Fidan tha se do të nisë një turne në vendet e rajonit duke filluar nga e mërkura për të diskutuar hapat e mundshëm për ndalimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Më herët të enjten, Fidan mori pjesë në një takim në Riad, të organizuar nga Arabia Saudite, për të diskutuar zhvillimet e fundit rajonale.