Kryediplomati turk Fidan nesër viziton Iranin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan me ftesë të ministrit të Jashtëm të Iranit, Hossein Amir Abdollahian nesër do të zhvillojë vizitë në Iran, transmeton Anadolu.

Në një deklarate nga Ministria e Jashtme thuhet se Fidan pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë në kuadër të vizitës dhe se me homologun e tij Abdollahian do të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes palëve.

Gjithashtu ministrat, do të shkëmbejnë pikëpamjet rreth zhvillimeve aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.