Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Ankara me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, transmeton Anadolu.
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bënë të ditur se ministri Fidan zhvilloi takimin me Umerovin në Ankara.
Nuk u dhanë detaje të tjera, por takimi u zhvillua në një kohë kur janë intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.



