Kryeministri belg: NATO do të qëndrojë e bashkuar

Alexander De Croo

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka thënë se i dënon ashpër raportimet për sulm me raketa në një fshat të Polonisë.

Ai u shpreh se NATO do të qëndrojë e bashkuar.

“Ne të gjithë jemi pjesë e familjes së NATO-s që është më shumë se kurrë e bashkuar dhe e pajisur për të na mbrojtur të gjithëve”, shkroi ai me anë të një cicërime në Twitter.