Kryeministri britanik: E ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset vetëm nga ishulli dhe Danimarka

Keir Starmer

E ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset vetëm nga ishulli dhe Danimarka, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në përgjigje të sugjerimeve të ripërsëritura nga presidenti amerikan Donald Trump se SHBA-ja duhet të aneksojë territorin gjysmë-autonom, transmeton Anadolu.

Duke folur për BBC-në, Starmer tha: “Për të ardhmen e Grenlandës duhet të vendosin vetëm Grenlanda dhe Mbretëria e Danimarkës. Danimarka është aleate e ngushtë në Evropë, aleate e NATO-s dhe është shumë e rëndësishme që e ardhmja e Grenlandës të jetë për Mbretërinë e Danimarkës dhe për vetë Grenlandën dhe vetëm për Grenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës”.

Komentet erdhën pasi Trumpi ngriti përsëri mundësinë që SHBA-ja të përvetësojë Grenlandën “nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”. Ideja që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së është sugjeruar vazhdimisht nga presidenti dhe anëtarët e lartë të administratës së tij, por është refuzuar me vendosmëri si nga Grenlanda ashtu edhe nga Danimarka.

Kryeministri i Grenlandës, Jens Frederik Nielsen e përshkroi nocionin e kontrollit të SHBA-së si një “fantazi”, duke shtuar: “Mjaft tani”.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen theksoi pamundësinë ligjore të një veprimi të tillë. “SHBA-ja nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga tre vendet në mbretërinë daneze”, tha ajo.

Starmer ishte më pak i prerë kur u pyet për ligjshmërinë e kapjes së fundit të presidentit të Venezuelës dhe gruas së tij nga SHBA-ja. Ai nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse veprimi ishte apo jo brenda ligjit ndërkombëtar. “SHBA-ja do të duhet të justifikojnë veprimin që ka ndërmarrë. Ne gjithmonë do të mbrojmë sundimin ndërkombëtar të ligjit”, tha Starmer.