Kryeministri i Bullgarisë në Kosovë, pritet të takojë krerët e vendit

Gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të arrijë Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.

Borissov do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, me fillim nga ora 10:00, shkruan Indeksonline.

Pas takimit është paralajmëruar që Thaçi dhe Borissov të mbajnë edhe një konferencë për media.

Borissov gjithashtu do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj si dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli.