Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Malajzisë dënon vrasjen e Khameneit dhe kërkon armëpushim të menjëhershëm

Kryeministri i Malajzisë dënon vrasjen e Khameneit dhe kërkon armëpushim të menjëhershëm

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka dënuar “pa asnjë rezervë” vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke paralajmëruar se ky veprim e vendos Lindjen e Mesme “në prag të një destabilizimi të rëndë dhe të zgjatur”.

Në një deklaratë publike, Anwar shprehu ngushëllime për Iranin dhe popullin iranian, duke theksuar se shënjestrimi i qëllimshëm i një kreu shteti krijon një precedent të rrezikshëm dhe dobëson normat dhe parimet që mbështesin rendin ndërkombëtar.

Ai i bëri thirrje Teheranit të reagojë me “përmbajtjen më të madhe të mundshme”, ndërsa u bashkua me thirrjet drejtuar të gjitha palëve për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Kryeministri malajzian kërkoi një armëpushim të menjëhershëm, mbrojtjen e civilëve dhe rikthimin në dialog serioz, duke theksuar se kriza nuk mund të zgjidhet me forcë, por kërkon diplomaci, përmbajtje dhe vullnet politik. /mesazhi