Kryeministri Kurti në takim me Papa Françeskun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Vatikan, ndërsa ka takuar Papa Françeskun.

I shoqëruar në këtë vizitë Kurti ishte me ministrja Rozeta Hajdari.

Kurti pas takimit në Vatikan do të niset për në Bruksel, pas ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me qëllim të tejkalimit të situatë në veri të vendit.